Partia “Opsioni Qytetar për Maqedoninë OQM”, me të cilën udhëheq Stevçe Jakimovski, janë distancuar nga kryetari i partisë së tyre lidhur me ofendimin që ai dje ua bëri gazetarëve kur u paraqitë në gjykatë.
Nga kjo parti thonë se ky është qëndrim personal i Jakimovskit dhe distancohen nga ofendimet e tij, dhe shtojnë se këto ofendime kanë qenë personale të Jakimovskit drejtuara drejt një shtëpi televizive dhe jo kundër të gjithë gazetarëve.
Gazetarët të cilët kanë qenë të pranishëm para gjykatës, i kanë kërkuar që të jep deklaratë dhe të sqarojë se pse është arrestuar, ndërsa ai ju është përgjigjur duke i sharë ato.
Më vonë ai deklaroi se nuk e ka ndërmend të kërkojnë falje për sharjet që i bëri ndaj gazetarëve./Telegrafi/