Partitë në pushtet nuk mund të plotësojnë vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese dhe në Këshillin e Prokurorëve Republikan. Opozita maqedone dhe shqiptare ka bojkotuar mbledhjen e sotme të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, njofton Almakos.
Deputeti i BDI Artan Grubi, ka akuzuar deputetët shqiptar se po bashkëpunojnë me VMRO-DPMNE dhe se bllokojnë reformat.
“Në të njëjtën kohë ky bojkot i këtyre deputetëve, bashkë me deputetët e Aleancës nuk po mundëson edhe vijimin normal të seancës së sotme plenare, ku duhet ndryshuar ligji për ndërtim, me anë të të cilit e mundësojmë ndërtimin e pikës kufitare Bellanoc- Stançiq. Deklaratat që i përkrahin reformat duhet të mbështetetn edhe nga veprat përmes votimit të reformave”- tha deputeti I BDI-së, Artan Grubi.
Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, thotë se nuk do të mbështet propozimet e partive në pushtet në Gjykatën kushtetuese dhe në Këshillit e prokurorëve sepse ato janë partiake.
“Unë si deputet, anëtarë i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, nuk kam qenë i informuar për një propozim të tillë. Unë si Fadil Zendeli, nuk jam makineri votuese as e shumicës dhe as e ndonjë grupacioni tjetër”- tha Zendeli.
Akuzave të BDI i është përgjigjur edhe deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashiti, i cili tha se opozita mbështet reforma të vërteta, jo lojëra partiake të partive në pushtet.
“ Për ne në rast se me fjalën reformë nënkuptojnë keqpërdorimin e fondeve të Ministrisë së Kulturës, nga njëfar Valmiri, Sekretar shtetërorë, ne nuk do të jemi pjesë e kësaj reforme. Nëse me këtë fjalë nënkuptojnë servizlizmin ndaj padronit të djeshëm dhe të sotshëm, me të cilët bashkërisht , ministra dhe drejtorë të deri djeshëm shqiptarë i zëvendësojnë me ministra dhe drejtor të LSDM-së, për kjo nuk është reformë. Nëse mendojnë se rikualifikimi e vrasjes me paramendim të vogëlushit Almir, në aksident komunikacioni, ne nuk do të jemi pjesë e kësaj reforme”- tha Rashiti.
Problemet në këtë komision kanë lindur që pak javë më parë kur shumica, siç tha deputeti Fadil Zendeli, e ftoi të njejtin të merrte pjesë në seancë pasi s’kishte numër të mjaftueshëm, për të propozuar më pas menjëherë zëvendësimin e tij, me një kandidat të BDI-së.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com