Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nëpërmjet një kumtese ka bërë thirrje deri te opozita, që të zhbllokojë Ligjin për ndërtimin e Qendrës Klinike.
“Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe e fton opozitën në Kuvendin e RMV-së që të tërheqë 2000 amendamentet me të cilat është bllokuar Ligji për ndërtimin e Qendrës Klinike të re”, thuhet mes të tjerash në thirrjen e Filipçes, transmeton TV21.
Siç thuhet më tej në kumtesë, për të zhbllokuar Ligjin, Qeveria u ka ofruar opozitës Komision kuvendor për mbikëqyrje të punimeve të ndërtimit të Qendrës Klinike.
“Ministria e Shëndetësisë do të qëndrojë në skaj, dhe do ta përkrahë opozitën”, thuhet më tej.
Ndërkaq njoftojnë se procesi i ndërtimi të Qendrës Klinike ka filluara para dy vjetësh, kurse faza e dytë është zvarritur për shkak të krizës së Covid-19.
Procesi ka filluar me dialog konkurues, ku kanë aplikuar 5 ndërmarrj. Për fazën e dytë kanë mbetur vetëm dy ndërmarrje, ajo gjermane “Vamed” dhe franceze “Bouygues construction”. Njëra ka përvojë për ndërtim, kurse tjetra për furnizim me aparaturë të klinikave.
“Ligji duhet të rregullojë idenë që të dy ndërmarrjet, të kenë mundësi të japin një ofertë të vetme, kurse revizori i pavarur financiar të tregojë se a është ajo adekuatja, për vetë faktin se nëse është një ofertë, të kontrollohet çmimi”, sqaron më tej Filipçe./TV21