Komisari për krimin në Byronë Kombëtare të Hetimit të Finlandës deklaroi sot nga Tirana rezultatet e një operacioni të përbashkët me SPAK, i cili synoi goditjen e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Gjatë një konference për shtyp së bashku me kreun e SPAK, Altin Dumani, komisari finlandez bëri të ditur se si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar rreth 55 shtetas dhe janë sekuestruar rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.
Sipas tij, hetimet zbuluan se drejtuesit kryesorë të këtij rrjeti kriminal ishin shtetas shqiptarë, të cilët kishin organizuar trafikun e drogës drejt vendeve nordike, duke përfshirë edhe Finlandën.
“Përgëzoj të gjithë kolegët që morën pjesë në këtë operacion të përbashkët. Dy vite më parë u ndërmor një hetim në shkallë të gjerë në Finlandë që u konkludua me arrestimin e rreth 55 shtetasve. U sekuestruan rreth 300 kg drogë që u trafikua nga Spanja dhe Holanda. Nga sasia totale e lëndës narkotike, rreth 170 kanë qenë amfetaminë, 10 kg ishte kokainë, rreth 100 kg marijuanë… Nga hetimi i ndërmarrë një Finlandë rezultoi që drejtuesit kryesor të këtij trafiku droge ishin shtetas nga Shqipëria”, u shpreh komisari finlandez.