Në prag të sezonit të pushimeve verore, përshëndesim miratimin e ligjit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vënien në funksion të sistemit “One Stop Shop” edhe në pikën kufitare të Tabanocës.
Kjo nismë përfaqëson një përparim të rëndësishëm në modernizimin dhe përmirësimin e procedurave kufitare për qytetarët tanë, sidomos për mërgatën, që për dekada është përballur me pritje të gjata dhe vështirësi të shumta në kalimin e kufirit.
Pas përvojës së suksesshme në pikat kufitare të Bllacës dhe Jazhincës, shtrirja e këtij modeli në Tabanoc është dëshmi e angazhimit të qeverisjes për të sjellë efikasitet dhe trajtim dinjitoz në raport me qytetarët, duke e kthyer kalimin në kufi nga një proces i lodhshëm në një procedurë të thjeshtë dhe të shpejtë.
Shteti dhe institucionet kanë detyrë t’i shërbejnë qytetarëve, jo t’i vështirësojnë jetën me burokraci dhe pritje të panevojshme.
VLEN, si forcë politike që ka promovuar këtë reformë, është i përkushtuar të përmirësojë vazhdimisht cilësinë e shërbimeve publike dhe të rikthejë besimin e qytetarëve në shtet.
Modeli “One Stop Shop” është më shumë se një procedurë e thjeshtë administrative. Ky model përfaqëson një vizion të ri të administratës, që i jep qytetarit respektin dhe vlerën që meriton, veçanërisht mërgatës sonë, e cila luan rol thelbësor në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
VLEN do të vazhdojë me përkushtim rrugën e reformave konkrete, që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, duke synuar një shtet të drejtë, transparent dhe me shërbime cilësore.
I urojmë mirëseardhjen mërgatës në vendlindje dhe jemi të vendosur që kalimi i kufirit të jetë më i lehtë, më i shpejtë dhe me dinjitet.
Data 08.03.2026
Aktuale
- Fëmijët nga Manastiri në Tiranë: Një mesazh i fortë për gjuhën shqipe dhe lidhjen kombëtare
- “Bechtel & Enka”: Qeveria nuk na ka borxh, largimet nga puna janë vendim dhe përgjegjësi e kompanisë
- VLEN bëhet një: Krerët e koalicionit takojnë Albin Kurtin në Prishtinë
- Nga nesër fillon evakuimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga vendet e Lindjes së Mesme
- LSDM-ja anulon marshin tradicional për 8 Marsin, do t’i bashkohet protestës “Nuk do të zhdukemi”
- Krerët e VLEN bëjnë homazhe në Prekaz: Lavdi e përjetshme Adem Jasharit dhe dëshmorëve të kombit
- VLEN si shtëpi politike – ideja që bashkon është më e fortë
- U arrestua si pjesë e grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbardh se si efektivi i policisë ndihmonte aktivitetin kriminal: Porositi 400 kg kokainë


