Qeveria e re e cila pritet të formohet, nuk është asgjë më shumë se sa një Qeveri, pazaresh natësh. Kështu tha Omer Ajdini në “Rruga Drejt’ në Alsat, ku ka shtuar se sot diskutohet kush se sa do të merr, ka pakënaqësi se cilën drejtori kush do ta merr, pra bëhet fjalë vetëm për pozita udhëheqëse dhe aspak për program, përcjell in7
“Bëhet fjalë për pozita nëpërmjet të cilave do të mund të zhvatet pushteti, ose buxheti i shteti dhe aspak nuk diskutohet për koncepte, dhe aspak nuk diskutohet për të ardhmen e këtij shteti”, deklaroi Ajdini.
Ai tha se ata nuk e dinë se cili është plani i Qeverisë për zgjidhje të problemi me energjinë elektrike për rritjen e çmimeve.
“Mendoj se do të jetë proces i vështirë sepse ashtu siç e shihni tendenca e partnerëve të koalicionit është kush sa mund të merr në Qeveri që të mund pastaj të zhvatet buxheti i shteti”, deklaroi Ajdini, duke shtuar se kjo Qeveri ka stabilitet të dobët./in7.tv/


