Mbrëmja e së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një surprizë të madhe për një nga banoret e shtëpisë.
Olta Gixhari, një nga figurat më të spikatura të edicionit të kaluar, u rikthye në shtëpi, por këtë herë jo si lojtare, por për t’i bërë një befasi të paharrueshme motrës së saj, Gertës.
Takimi mes dy motrave ishte tejet emocional, me përqafime dhe lot gëzimi. Gerta, e emocionuar nga prania e Oltës, nuk mundi t’i mbante lotët, ndërsa të dyja ndanë disa momente të ngrohta së bashku.
Por përveç surprizës për Gertën, Olta kishte një mesazh edhe për banoren tjetër, Rozana Radin. “Motren time Gertën e kam para të gjithëve”, – u shpreh ajo, një deklaratë që duket se i referohej debateve të fundit mes Rozanës dhe Gertës.
Nga ana tjetër, sapo Gerta u rikthye në shtëpi pas takimit me Oltën, Rozana e përshëndeti Oltën dhe u shpreh: “Por ato që kam thënë janë plotësisht të vërteta, por ajo çfarë më intereson sonte është dashuria jote për motrën”.
Kjo deklaratë lidhet me një debat të mëparshëm mes Rozanës dhe Gertës, ku Rozana i kishte thënë: “Pse s’flet me motrën tënde? Se motra jote ma ka uruar mua fitoren”. Ky moment kishte ngjallur aludime mes publikut për një përçarje të mundshme mes Oltës dhe Gertës jashtë shtëpisë.
Megjithatë, takimi i sotëm mes tyre dukej të ishte një moment i vërtetë dashurie dhe afrimiteti familjar. Ndërkohë, publiku mbetet kurioz për të parë nëse kjo situatë do të sjellë diskutime të tjera brenda shtëpisë në ditët në vijim.