Në “Prime” u shfaq klipi ku Driloni vazhdimisht flet keq për Lelën.
Olta me një gjuhë të ashpër i kërkoi që të mos flas më për të.
“Nuk e kuptoj se çfarë mashkulli je. Boll fole për të, boll me këtë histori je bërë i mërzitshëm”, tha ajo.
Driloni tha se i ka penguar që Lela ka ndërruar qëndrime.
“Lela i han fjalët e veta. Pse thotë që nuk i bëj gjërat që i bën, ka tha që nuk e ndan shtratin me kërkan dhe po e ndan. Nuk e kuptoj pse e keni ba këtë treshe me Leon.”, tha Driloni.
Ndërsa Alaudini iu përgjigj ashpër: Ti për atë je tu marrë kohë në Prime se për çka me të qit për boks.