Më lejoni në emrin tim personal dhe në emrin e MPB-së të ju uroj festën e sotme, 18-të Gushti- Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me falenderime të sinqerta për angazhimin tuaj në mbrojtejn e sigurisë dhe suverenitetit të shtetit
tonë.
Pas formimit të aradhës së parë partizane, Batalioni “Mirçe Acev” në vitin 1943, si dhe pas pavarësisë prej tri dekadave dhe të përpjekjeve në drejtim të plotësimit të standardeve të NATO-së, me sjelljen profesionale të femrave dhe burrave pjesëtarë të Armatës dhe pas reformave thelbësore të mbrojtjes, mund të them se Armata sot paraqet anëtare kredibile dhe e respektuar të aleancës ushtarake-politike më të fuqishme në botë, partner i dëshiruar në NATO misionet paqësore në rajon.
Është privilegj të jesh pjesëtar i Armatës të anëtares të NATO-së, pjesë e trajnimeve të rangur botëror- para më pak se tre muaj në Krivollak është realizuar trajnimi “Goditja Vendimtare 21” të Armatave aleate të Republikës së Maqedonisë së Veriut, SHBA, Greqisë dhe Bullgarisë-dëshmi se të bashkuar jemi më të fortë.
Dua të shpreh falenderim të posaçëm edhe pjesëtarëve të Armatës të cilët përsëri dëshmuan se janë në linjat e para të betejës në çdo vend ku është e nevojshme, krah për krahu me nëpunësit policorë, zjarrëfikësit, personelin mjekësorë dhe me qytetarët solidar, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për krizën me pandeminë me
Covid-19, ose nga zjarret katastrofale në shtet, jemi tepër falenderues për kontributin tuaj për një të ardhme të sigurt dhe perspektive për gjeneratat e sotme dhe ato të
ardhme.
Urime festa dhe për shumë vite 18-të Gushti, Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut!
Oliver Spasovski