Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski sot është takuar me Gordana Kozhuvarovska, kryetare e KRSTRR me qëllim përforcimin e kapaciteteve për rritjen e sigurisë në rrugë, transmeton Almakos.
Spasovski, thuhet në njoftim, ka bërë me dije se nuk do të toleroje mos respektimin e rregullave në trafik.
“ Sot realizova një takim pune me kryetaren e Këshillit Republikan për Siguri në Trafikun e Rrugëve, Gordana Kozhuvarovska, me qëllim vërtetimin e llojit dhe sasisë së mjeteve që KRSTRR në periudhën e ardhshme do ta siguroje si donacion për njësitë kompetente për trafik në suaza të MPB për përforcimin dhe modernizimin e mjeteve në pjesën e trafikut.
Policia e trafikut në MPB në periudhën e ardhshme në mënyrë intensive do të veproje në terren dhe do të punoje në ngritjen e sigurisë së trafikut në nivel më të lartë me zero tolerancë për shoferët e dehur, për veturat e paregjistruara në rrugë, për mos respektimin e rregullave në trafik.”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Almakos/
Data 17.11.2026
Aktuale
- Bileta e menjëhershme „Mega Milioner“ – kap shansin për një fitim milioner
- Një tjetër grevë mbarëkombëtare hekurudhore shkakton anulime të shumta në Spanjë
- “Jep dorëheqjen!”/ 51 organizata në SHBA letër Ramës dhe 246 institucioneve ndërkombëtare: Të ndalet përdorimi i forcës nga policia në protesta
- LSDM: Mickoski dhe Sllaveski planifikojnë ta shesin “Alta Bankën” dy herë më lirë, vetëm për të fshehur llogaritë dhe transaksionet
- “Më kanë rekomanduar operacion, por…”/ Veliaj kërkon të marrë pjesë në seancë, letër gjykatës! Dumani: Nuk kemi asnjë raport për gjendjen e tij shëndetësore!
- Arsovski paralajmëron: Provimi i jurisprudencës në shqip mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme!
- Ahmeti: Zgjidhja e vetme për vendin, zgjedhjet e parakohshme
- Osman Kadriu për jurisprudencën në shqip:”Na shesin dushkë për gogla”



