Lëndë hetimi e Marko Zvrlevskit janë dyshimet rreth raportit financiar të LSDM-së dhe financimi i partisë. Para Spasovskit në bisedë informative në Prokurori ishte edhe shefi i tij, Zoran Zaev.
Zaev të premten deklaroi se Zvrlevski hap kundër-hetim gjithmonë kur PSP-ja do të hap ndonjë hetim të ri.
Hetimi i Prokurorisë sipas shkrimeve të një pjese të medieve të afërta me pushtetin, mes tjerash është nxitur nga dyshimi se LSDM-ja ka paraqitur shpenzime joreale në raportet për fushatën zgjedhore.

