Organizata Kulturore Humanitare, ”Merhamet” ka disa ditë që organizon iftare për refugjatët të cilët momentalisht ndodhen në kampin për refugjatë në Tabanovc, shkruan SHENJA.
Për tua lehtësuar sadopak gjendjen në këtë muaj të shenjtë të ramazanit ata kanë vendosur që çdo natë të shtrojnë tryezën e iftarit për ta deri në sofrën e bajramit. Ndërkohë edhe ata pak refugjatë të cilët janë të izoluar në kampin në Tabanovc, shprehen falënderimet e tyre për njerëzit human të cilët asnjëherë nuk i harrojnë duke ua zgjatur dorën çdo herë kur ata kanë më së shumti nevojë. /SHENJA/
merhamet 16.06.2017 by tvshenjaofficial