Karvani i Organizatës Kulturore “Merhamet” dje ka vizituar fshatrat e harruara të Maqedonisë Lindore, respektivisht fshatrat e rrethinës së Strumicës, Dojranit dhe Vallandovës, shkruan SHENJA.
Banorët e këtyre viseve, ishin tejet falënderues për vizitën dhe ndihmat e sjella, duke shprehur mirënjohje për shoqatat “Merhamet” dhe “Gjysmëhëna e Kuqe Turke”, duke shtuar se vizita e realizuar pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit, ka një domethënie të veçantë për ta.
“Organizatat ‘Gjysmëhëna e Kuqe Turke’ dhe organizatën ‘Merhamet’ i falënderojmë shumë për ndihmat e sjella. Pakot që i kanë sjellë, i kemi pranuar në xhami dhe nesër do t’i shpërndajmë nëpër fshat, veçanërisht tek nevojtarët. Ju falënderoj në emër të myslimanëve të këtij fshati për ndihmën e ofruar”, tha një banor i fshatit Kallkovë të rrethit të Vallandovës.
Në kuadër të karvanit të Organizatës Kulturore “Merhamet”, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit do të vizitohen të gjitha vendbanimet e Maqedonisë dhe do të shpërndahen mbi 5000 pako me produkte ushqimore.
OKH “Merhamet” viziton edhe fshatrat e harruara… by tvshenjaofficial