Përfaqesues të Organizatës Kulturore Humanitare MERHAMET zhvilluan një vizitë në Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Delegacioni i OKH MERHAMET përbëhej nga Ridvan Xhaferi (kryetar), Bekim Sulejmani (koordinator për marrëdhenie me jashtë) dhe Eljesa Ismaili (koordinator për projektet turqisht dhe diasporë), të cilët u pritën nga Reis ul-ulema hfz. Shaqir ef. Fetahu.
Gjatë këtij takimi, kreu j BFI-së u njoftua për aktivitetet humanitare, edukative dhe kulturore që realizon OKH MERHAMET.
Gjithashtu u bisedua edhe për projektet e ardhshme, gjithnjë në shërbim të popullatës dhe me interes shoqëror.
Në fund të takimit u shkëmbyen dhurata në shenjë respekti.