Përfaqësues të Organizatës Kulturore Humanitare MERHAMET zhvilluan një vizitë në Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë. Delegacioni i OKH MERHAMET përbëhej nga Ridvan Xhaferi – kryetar, Bekim Sulejmani – koordinator për marrëdhenie me jashtë dhe Xhihad Husejini – përgjegjës për projekte, të clët u pritën nga Ambasadori i Arabisë Saudite, Shkëlqesia e tij, z. Faisal Ghazi Ismail Hifzi.
Gjatë këtij takimi, Ambasadori u njoftua mbi aktivitetet humanitare, arsimore dhe kulturore që realizon OKH MERHAMET, me theks të veçantë për realizimin e kurseve të gjuhës arabe.
Gjithashtu, ambasadorit i’u shpreh mirënjohje e thellë për mbështetjen dhe kontributin e dhënë nga Arabia Saudite për popullin në RMV.
Gjithashtu gjatë vizitës u bisedua edhe për projektet e ardhshme dhe mundësinë e bashkëpunimit në realizimin e programeve humanitare dhe zhvillimore, gjithnjë në shërbim të popullatës dhe me interes shoqëror.