Karvani i Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet” ka vazhduar me shpërndarjen e pakove me produkte ushqimore.
Gjatë ditës së djeshme, aktivistët e Merhametit qëndruan në Kërçovë, ku bënë shpërndarjen e pakove për nevojtarët, skamnorët dhe jetimët, për të vazhduar edhe me një iftar të përbashkët me banorët e Kërçovës.
Gjatë ditë së sotme, karvani vizitoi qytetin e Gostivarit dhe rrethinën e tij, duke përfshirë edhe fshatrat e Negotinës dhe Vrapçishtit, ku gjithashtu u shpërndanë ndihma me pako ushqimore.
Ky aktivitet i Organizatës Kulturore Humanitare Merhamet, është përkrahur nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke. /SHENJA/