Vazhdoi edhe sot karvani i shpërndarjes së pakove me produkte ushqimore për familjet me nevojë nga Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet”. Sot shpërndarja është bërë në fshatrat e komunës së Sarajit. Përfaqësuesi i Organizatën Kulturore “Merhamet”, Muhadin Limani, tha se aktivitetet bamirëse do të vazhdojnë edhe më tej deri në fund të muajit Ramazan.
“Organizata humanitare Merhamet sot vazhdoi me shpërndarjen e pakove në pjesën e Dërventi të komunës së Sarajit. Në këtë morën pjesë fshatrat: Bojanë, Kopanicë, Laskarcë, Bukoviq, Sfillare, Lubin, Semenishte dhe disa fshatra tjera”, deklaroi përfaqësuesi i OKH Merhamet, Muhadin Limani.
Edhe qytetarët janë të kënaqur nga interesimi i organizatës në fjalë, dhe shpresojnë që një rrugë të tillë ta ndjekin edhe organizatat tjera.
“Shoqatën Merhamet e falënderojmë përzemërsisht që në këtë muaj të Ramazanit ka shpërndarë pako për fshatin tonë Sfillare e Poshtme”, tha një qytetar.
“I falënderojmë në emër të gjithë jetimëve, në emër të të gjithë të varfërve në fshatin Kopanicë organizatën Merhamet që shpërndanë ndihma për ti gëzuar njerëzit në iftaret në muaj të Ramazanit”, deklaroi një qytetar tjetër.
Ky aksion përkrahet nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, Fondacioni Humanitar IHH nga Turqia dhe Organizata Ndërkombëtare VEFA nga Gjermania. Në kuadër të karvanit, gjithsej do të shpërndahen mbi 4500 pako me produkte ushqimore.
Hava Tahiri /SHENJA/
OKH ‘Merhamet’ shpërndan 200 pako ushqimore në… by tvshenjaofficial