Karvani i Organizatë Kulturore Humanitare “Merhamet” ka qëndruar dje në qytetet e Dibrës dhe Gostivarit. Nëpër këto qytete, shpërndarja e pakove me produkte ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale, për jetimët dhe skamnorët, do të bëhet në bashkëpunim me shoqatat “Drita” nga Dibra dhe “Europrotekt” nga Gostivari. Përfaqësues të këtyre shoqatave falënderojnë organizatën “Merhamet” dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për faktin se nuk i kanë harruar banorët, sidomos në muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Shpresoj që do ta bëjmë distribuimin në mënyrë të drejtë, sa më efikase nëpër familjet që janë më në nevojë. Duke marrë parasysh se në Dibër gjinden shumë familje, sidomos në rrethinën e Dibrës, shumë familje nevojtare, por do të mundohemi të pikasim familjet që kanë gjendjen më të rëndë sociale”, deklaroi Nertil Osmani nga shoqata “Drita”.
“Do të shpërndahen rreth 100 pako gjatë ditës së sotme në regjionin e Gostivarit. Disa ditë më herët janë shpërndarë në regjionin e komunës së Vrapçishtit afër 90 pako me sende ushqimore. I faleminderojmë që edhe në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit kujdesen edhe për ato familje nevojtare dhe që kanë nevojë për këta pako më shumë se çdo familje tjetër”, tha Agon Sallmani nga shoqata “Europrotekt”.
OKH “Merhamet” qëndroi në Dibër dhe Gostivar by tvshenjaofficial

