Në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, muaj i mëshirës dhe solidaritetit, OKH Merhamet ka nisur projektet e veta humanitare për të qenë afër familjeve që kanë nevojë për mbështetje.
Në bashkëpunim me organizatën IHHNL nga Hollanda, në Tetovë dhe Gostivar, u shpërndanë 200 pako ushqimore me produkte bazë, si dhe veshje, çanta shkollore dhe lojëra për fëmijë.
Ky është vetëm fillimi, gjatë Ramazanit do të vazhdojmë me aktivitetet humanitare në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.
Ramazani është koha për të ndarë mëshirën dhe dashurinë me të gjithë. Bashkë mund të lehtësojmë jetët e njerëzve!