Në kuadër të aktiviteteve humanitare gjatë këtij muaji, janë shpërndarë 650 pako ushqimore për familjet në nevojë në Tetovë dhe fshatrat përreth.
Ky aksion humanitar synon të lehtësojë sadopak vështirësitë e familjeve që përballen me kushte të vështira ekonomike, duke u ofruar ndihmë konkrete me produkte ushqimore bazë. Solidariteti dhe kujdesi për njëri-tjetrin janë vlera që e mbajnë të fortë shoqërinë tonë, veçanërisht në kohë kur shumë familje kanë nevojë për mbështetje.
Falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan dhe u angazhuan në realizimin e këtij aksioni humanitar. Çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap drejt ndërtimit të një shoqërie më të drejtë dhe më të kujdesshme ndaj atyre që kanë më shumë nevojë.


