Komunikimi në gjuhën shqipe krahas asaj maqedone, në një letër të dërguar organizatave dhe mediave në vend nga Sekretariati për Çështje Evropiane, ka revoltuar një organizat joqeveritare. Për më keq, organizata që ka reaguar për këtë çështje, është një e tillë e cila deklarohet si mbrojtëse e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Arbnora Memeti
“Gjuha shqipe është gjuhë zyrëtare vetëm për pakicat”, ka shkruar përfaqësuesja e OJQ Justicia në një letër drejtuar SÇE-së, duke vazhduar më tej se,” vetëm me kërkesë të pakicave, në njesitë e vetqeverisjes lokale ku pakicat janë mbi 20 përqind, ata mund ta përdorin gjuhën e tyre”.
Sqarimi dhe vërejtja e Përfaqësues së Justicias, Olivera Docevska është shoqëruar me një kërkesë dhe një kërcënim, se nëse në të ardhmen nuk u drejtohen letrat vetëm në gjuhën maqedone, kjo organizatë do ngrejë procedurë për shkelje të Kushtetutës.
“Kërkojmë që ftesat të dërgohen në gjuhën maqedone, në të kundërtën do ngrejmë procedurë për shkelje të Kushtetutës dhe të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, ka shkruar më tej, përfaqësuesja e Justicia-s, Olivera Docevska.
Ndaj kësaj kërkese dhe kërcënimi, I cili I është dërguar pothaujse të gjithë atyre që kanë pranuar mejlin zyrtar të SÇE-së në gjuhën maqedone dhe shqipe, ka reaguar një OJQ tjetër, duke e quajtur kërkesën e Justicia-s absurd.
“Po lexoja çka keni shkruar dhe më habit fakti se një gjë e tillë vjen nga përfaqësues I një organizate që mbron të drejtat dhe liritë e njeriut. Të jem në vendin tuaj, do kërkoja nga Sekretariati (për Çështje Evropiane), që ti dërgojë ftesat jo vetëm në gjuhën maqedone dhe shqipe, por edhe në atë turke, rome dhe të gjitha gjuhët tjera. Asgjë kontestuese nuk ka në këtë ftesë, kurse reagimi juaj është qesharak. Me rrespekte”, ka shkruar Bekim Asani, përfaqësues I sektorit civil.
Ndërsa Docevska, pas reagimit të OJQ-ve dhe pas pyetjeve të Medial.mk, duket ta ket zbukur tonin. Ajo për Medial.mk, tha se asaj nuk i pengon gjuha shqipe, po në institucione gjuhë e vetme zyrtare është gjuha maqedonase dhe kjo nuk duhet ti imponohet shoqëris maqedonase.
‘’E respektoj tërësisht të drejtën e çdo pakice dhe të komunitetit shqiptar të flas dhe ta përdor gjuhën e saj me Ligj dhe të mos u imponohet maqedonëve dhe pakicave tjera në kundërshtim me Ligjin nga organet e administratës shtetërore. Një gjuhë është oficiale për përdorim zyrëtar në të gjithë teritorin e Republikës së Maqedonisë si dhe për përdorim ndërkombëtar. Ky reagim nuk është vetëm i imi por dhe i shumë të tjerëve në shoqërin maqedonase.
‘’Shoqëris maqedonase i duhet vetëm paqe dhe një gjuhë e cila bashkon, dhe jo ndarje nga politikanët të cilët shpërndajnë urrejtje, jo tolerancë me kërkesa të pamundura dhe të parealizuara që dëmtojnë të gjithë. Jam për ofertë vullnetare të gjuhëve, të gjithë komunitetet në shkolla kush të don në mënyr vullnetare le ti mësoj gjuhët tjera,’’ shtoi Docevska.
Olivera Docevska në faqen e saj fejsbuk, ka shkruar një status të marrë nga Deklarata Universale e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat dhe Lirtë e Njeriut.
Në një përkthim të sheshë, statusi thot që “E drejta e askujt nuk duhet të cenojë të drejtën e dikujt tjetër”. Por, kërkesa që një nga komunitetet më të mëdha në Maqedoni mos të mund ta përdorin gjuhën e tyre në komunikim zyrëtar, bën që të mendohet thellë nëse lufta e Docevskës për të drekjtat e njeriut është reale, apo është vetëm deklarative dhe farsë.
Docevska ka qenë edhe kandidate e pavarur për deputet, në zgjedhjet e fundit parlamentare, por nuk fitoi numra për të qenë përfaqësuese e popullit.