Organizata Joqeveritare, “Ohri SOS” ka reaguar në lidhje me miratimin e ligjit të ri për legalizimin e ndërtesave pa leje, për të cilat ata pretendojnë se një gjë e tillë sjell vetëm gjoba më të ulta për shkelje të ligjit dhe nuk ka ndryshime të veçanta posaçërisht për rajonin e Ohrit, përcjell in7.
Ata dyshojnë se ligji mund të sjellë kaos të ri urban, pasi nuk specifikon se si do të rregullohet legalizimi në Ohër, Strugë dhe Debarcë, përkatësisht në seksionet që janë jashtë mbrojtjes sëUNESCO-s.
“Publiku është përjashtuar plotësisht nga e drejta e tij për të marrë pjesë në procesin e miratimit të një prej ligjeve më të rëndësishme dhe më të rënë në Maqedoni. Prandaj, ne kërkojmë që draft-teksti i ri të bëhet publik menjëherë. Ne pyesim se sa inspektorë ndërtimi (komunal dhe shtetëror) aktualisht kanë juridiksion mbi rajonin e Ohrit dhe si përcaktohet numri i tyre? Duke pasur parasysh vlerën e jashtëzakonshme të rajonit, ne kërkojmë rritje të numrit të inspektorëve të ndërtimeve që janë duke punuar në mënyrë aktive në terren në interes të publikut dhe në shërbim të ligjit, me qëllim që të parandalohen ndërtimet pa leje sesa të legalizohen ato “, thonë nga kjo OJQ.
Eko-shoqatat druajnë se ky ligj do të rrezikojë edhe më tej statusin e UNESCO-s në rajonin Ohër-Strugë. Qeveria muajin e kaluar miratoi një nevojë për një ligj të ri për legalizimin e ndërtesave të paligjshme. Ky Projekt-ligji ngërthen edhe disa ndërtesa të paligjshme të Ohrit, por jo ato në pjesën e mbrojtur nga UNESCO. Prandaj,nga kjo pretendohet se Ohri, në shkurt, dëshiron që Komitetit të UNESCO-s t’i tregojë më pak ndërtesa të paligjshme sesa ato të përcaktuara në regjistrin e bërë këtë vit.