Ish sekretari gjeneral i NATO-s George Robertson dhe kryeministri Zoran Zaev sot kanë promovuar grupin e ashtuquajtur ‘’Ohëri’’, që siç thonë do ta ndihmoj Maqedoninë për antarsimin në NATO. Siç theksoi Robertson grupi joformal përbëhet nga anëtarë me përvojë dhe miq të vjetër të Maqedonisë.
”E kemi zgjedhur që emri i grupit të jetë Ohri sepse ky qytet paraqet unitet”, deklaroi Robertson në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev.
Kryeministri Zoran Zaev lidhur me grupin joformal Ohëri tha se do ti ndihmoj Maqedonisë në antarsimin në NATO, dhe se do ta bëj vendin faktor të rëndësishëm për stabilitetin në rajon.
” Republika e Maqedonisë dhe NATO janë miq të ngushtë për 20 vjet. Vendi ynë përshtatet me nevojat e NATO-s dhe luftën kundër terrorizmit. Nga një shtet i robëruar, Maqedonia është bërë një vend demokratik dhe konfirmim ishte raporti pozitiv nga Bashkimi Evropian ” tha Zaev.
Robertson theksoi se grupi do të jetë i hapur për qeverinë dhe opozitën, dhe se nuk ka për qëllim të përzihet në punët e bredëshme të vendit. Madje ai tha se nuk do të përzihen as në çështjen e emrit me Greqinë, dhe se do të u’a lë të dyja vendeve të sjellin vendimin./Almakos
Arbnora Memeti