28 March
Në Ohër thyhet tabela në gjuhën shqipe e Fondit Pensional dhe Invalidor. Drejtori i Fondit në Ohër, Samet Rizvani konsideron se tabela është shkatërruar qëllimisht, por shton se vendosja e saj nuk ka lidhje me momentin politik në Maqedoni.
Nga policia thonë se punojnë në kapjen e autorëve. Nga atje hedhin poshtë zërat për përplasje fizike.
Për momentin SPB Ohër ka informata të caktuara për kryerësin e mundshëm dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Nuk ka pasur prishje të rendit dhe qetësisë publike apo rrahje gjatë dëmit të kryer sot në mëngjes –Stefan Dimoski, Zëdhënës i SPB Ohër.
Dygjuhësia nuk më pengon, le të qëndrojë. Ai që nuk di maqedonisht, do të lexojë shqip dhe e kundërta, ai që nuk di shqip do të lexojë maqedonisht – thotë një qytetar.
Unë nëse nuk jam nga VMRO nuk do të shkoj ta thyej tabelën. Kjo është pronë shtetërore. Është turp – thotë një tjetër
Nga Fondi thonë se vendosja e tabelave në dy gjuhë është aktivitet rrjedhës dhe krahas Ohrit, tabela në dy gjuhë do të vendosen edhe në qytete tjera.
Miki Trajkovski

