Ndërsa një pjesë e bregut të liqenit të Ohrit është duke u prishur intensivisht këto ditë, disa pronarë të plazheve, të cilët ndodhen afër qytetit, kanë ngritur një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimit të qeverisë për lirimin e plazhet, apo kthimin e tyre në gjendjen e parë. Avokatët besojnë se dekretet që miratohen në rrethana të tilla duhet të jenë vetëm në funksion të tejkalimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
MËNYRA E KËTILLË E DALJES TEMATIKE NGA SITUATA KONKRETE E JASHTËZAKONSHME PARAQET SHKELJE TË NENIT 15 TË KONVENTËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, KU PARASHIHET TË GJITHA MASAT SHTRËNGUESE QË MIRATOHEN GJATË GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME TË LIDHEN DREJTPËRDREJTË ME TË. NË RASTIN KONKRET BËHET FJALË PËR SHKELJEN E TË DREJTAVE TË KONCESIONERËVE TË PLAZHEVE, QË OBLIGOHEN ME KËTO DEKRETE T’I PRISHIN OBJEKTET E TYRE. KONSIDEROJMË QË OBLIGIMI ËSHTË KUNDËR- KUSHTETUESE DHE KUNDËR-LIGJOR – THA MIHAIL KIÇEEC- AVOKAT.
Avokati Igor Kiçeec shprehet se ky dekret jo vetëm që është i paqëndrueshëm juridikisht, por se kërkon i njëjtë të shfuqizohet.
KËRKOJMË MASA TË PËRKOHSHME GJEGJËSISHT KËRKESË PËR SHFUQIZIM KOHOR TË VEPRIMIT TË KËTIJ DEKRETI DERI NË VENDIMIN E FUNDIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE. KËRKOJMË QË TË VENDOSIN SA MË SHPEJTË LIDHUR ME KËRKESËN TONË. NUK PRES TË NIS PRISHJA E OBJEKTEVE, SIDOMOS TË ATYRE QË JANË NDËRTUAR SIPAS PROJEKTEVE TË PËRPUNUARA NGA MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE -DEKLAROI IGOR KIÇEEC- AVOKAT.
Nismë të ngjashme paralajmëruan edhe nga komuna e Strugës. Ndryshe, koncesionet e plazheve kanë skaduar me vite.



