19 March
Nekrologë me fytyrën e deputetit të LSDM-së nga Ohri, Tomislav Tuntev, sot u paraqitën në shumë lokacione të këtij qyteti, edhe pse disa prej tyre për një kohë të shkurtër u hoqën. Në to shkruante se Tuntev kërkohet për tradhti sepse ka pranuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ridefinimin dhe federalizim e shtetit. Ndaj këtyre veprimeve ka reaguar edhe deputeti Tuntev, i cili në rrjetin social Fejsbuk mes tjerash ka shkruar se ata që e akuzojnë për tradhti, janë tradhtarët dhe kriminelët më të mëdhenj në Maqedoni.
Alsat-M

