OH “El Hilal”, si çdo vjet edhe gjatë fillimit të këtij Ramazani shpërndan ndihma humanitare për familjet ekonomikisht të rrezikuara, që nuk ishin në gjendje ta presin muajin e bekuar si të tjerët. 120 familje në qendër të Shkupit, përkatësisht në Çair, 20 në Karshiakë, 25 në Tetovë dhe 70 në Gostivar i morën ndihmat e para për Ramazan.
Paketat përmbajnë artikuj ushqimor dhe material higjienik të mjaftueshëm për një muaj për një familje pesëanëtarëshe. Këtij kontingjenti i bashkëngjiten edhe rreth 80 pako nga “Hasene IGMG” nga Gjermania që aktivistët i ndanë bashkërisht ne Karshijakë që donë të thotë se në këtë periudhë të Ramazanit u ndanë ndihma për gjithsej 300 familje nevojtare nga listat e “El Hilal-it”.
Bamirësi anonim nga Stambolli siguroi 100 paketa me ndihma, nga Hasene IGMG u siguruan 145 paketa ndërsa tjerat janë nga donatorë vendas individual.
“El Hilal”-i do të vazhdojë me shpërndarjen e ndihmave edhe gjatë ditëve tjera të Ramazanit.