Njëri nga pjesëmarrësit e incidentit në Kuvend më 27 prill, Goran Angellov- Qoseto në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se pas marrjes në pyetje në gjyq, “gjykatësi i ka shqiptuar masën e paraburgimit”.
“Mu dha paraburgim për shkak të dashurisë së madhe ndaj atdheut, Maqedoni!”, ka shkruar Angellov.
Ai është njëri nga 28-të të arrestuarit për incidentin e 27 prillit në Kuvend.