Në kuadër të programit të 15 vjetorit të OEMVP-së sot kryetari z.Nebi Hoxha vizitoi kompanitë: ARB Komerc, Tet NET, Balkan Tritikum, EkoSharr, Vezë Sharri, Uka Komerc, Dauti, Dauti Transport Shped, Jus-MB, MAKALJB, për t’iu dhënë mirënjohje si kompani më besnike gjatë rrugëtimit 15 vjeçar dhe njëkohësisht shpreh falënderim të veçantë për punën dhe bashkëpunimin pa rezervë.
Duke qenë vigjilent mbi rrethanat e krijuara, OEMVP vazhdon të kryejë veprimtarinë e saj në përputhje me masat preventive të vendosura nga institucionet përkatëse.
OEMVP-ja paraqet sinonim të qëndrueshmërisë dhe përkrahjes dhe gjithmonë do të qëndrojë pranë kompanive anëtare të saja.