Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot organizon takim të nivelit të lartë me përfaqësues të biznesit nga Shqipëria.
Përfaqësuesit e bizneseve të dy vendeve do të zhvillojnë takime B2B me qëllim të krijimit të kontakteve, si dhe shkëmbimin e përvojave, që nxisin rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve.
Takimi do të mbahet në hapësirat e OEMVP-së në ora 12:00 në Shkup.