Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore së bashku me anëtarët e saj gjithmonë kanë shprehur gatishmërinë e plotë që të ofrojnë ndihmë të pakursyer në çdo aspekt ku ka mundësi për tejkalimin sa më të shpejtë të situatave të krijuara nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore.
Për këtë arsye OEMVP në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Maqedoni, bën apel deri tek të gjitha bizneset shqiptare anëtare dhe jo anëtare të mobilizohen për të ndihmuar zonat e vërshuara javën e kaluar në Republikën e Shqipërisë.
Lusim të gjitha bizneset që deri më datë 08 Dhjetor 2017 (E premte) të prononcohen për vlerën e mjeteve financiare apo formën tjetër të ndihmës që do të donojnë dhe sanimi i dëmeve të përfundon në afat sa më të shkurtër kohor.
Pikat e grumbullimit të donacioneve do të jenë në kompanitë Dauti Komerc – Saraj, Dauti Komerc – Strugë dhe Baukop – Vizbeg. Llogaritë në të cilat mund të donohen mjetet janë:
Llogaria denar: Sparkasse Banka 250020000104870
Llogaria devizore: Sparkasse Banka MK07250020000104870
SËIFT CODE: INSBMK22
Për më shumë informacion Ju lutem të na kontaktoni në telefon 076/397-504 ose në e-mail info@oemvp.org.