Shoqata e ndërtimtarisë, industrisë së materialeve ndërtimore dhe jometaleve në mbledhjen e mbajtur më 23 qershor, diskutoi rreth miratimit të ligjit mbi ndërtimin dhe planifikim hapësinor dhe urbanistik, por edhe mbi problemet serioze të financave, dhe për çdo problem në lidhje me investimet kapitale. Në diskutimin e vëllimshëm, në prezencë të ministrit të transportit dhe lidhjeve, z. Goran Sugarevski, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë z. Andrea Serafimovski shpalosi problemet e afaristëve të ndërtimtarisë, njohton Almakos.
U sugjerua nga Serafimovski që të ketë ndërhyrje në Ligjin e Ndërtimit, ku shtatë vitet e fundit ka pësuar 25 ndryshime. Ai ju drejtua ministrit se duhet të jepet më shumë hapësirë dhe kohë për të kaluar një projekt-ligj që do të ndryshojë në çdo tre muaj.
“Ligji për Planifikimin Urban u miratua në fund të vitit 2014 dhe siç e shohim të gjithë ndryshon çdo tre muaj dhe përsëri llogaritje dhe ri-rregullim. Duhet të bëhet njëherë e mirë qartë , e jo ligji të jetë vazhdimisht në ndryshim”, tha Serafimovski nga Oda ekonomike e Maqedonisë.
Ai propozoi që nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, në Kuvendin e RM-së të ketë një përfaqësues, me qëllim të marrin pjesë në diskutim, në mënyrë që të sjellë pikëpamjet e komunitetit të biznesit.
Ministri Sugareski në këtë takim tha se ai gjendet në Odën Ekonomike, për të diskutuar një debat të hapur dhe për të dëgjuar problemet dhe nevojat e biznismenëve. Ai ofroi mbështjen dhe tha se kërkesat e tyre do të merren parasysh, që lidhen me ndryshimet legjislative, për të realizuar qëllimet për investimet kapitale.
“Është e qartë se ka probleme serioze jo vetëm në aspektin e financave, por në përgjithësi për çdo gjë që ka të bëjë me investime kapital”, tha Sugareski, njofton Almakos.
Ai përmendi se duhet ndërhyrje edhe në Ligjin në ndërtimin, planifikimin urban.
I pyetur para takimit,nga gazetarët ai tha se rruga Miladinovci – Shtip ka kërkuar marrëveshje shtesë aneks, për shkak se afati për ndërtimin e saj ka skaduar dhe është duke kërkuar një zgjidhje për autostradën Kërçovë – Ohër.
“Sa më shpejt që të jetë e mundur, në përputhje me analizën që përgaditet dhe të do të njohtojmë se objektivat e mëtejshme duke pasur parasysh se aty është përfshirë edhe Prokuroria publike speciale me hapjen e disa elemente të caktuara që lidhen me ndërtimin e rrugëve shtuar”, tha Sugareski, njohton Almakos
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Serafimovski ndër të tjera tha se për moment do të jetë problem i hapur mos zhvillimi i aktiviteteve të biznesit në ndërtimtari.
– Ne, si përfaqësues i të drejtave të anëtarëve të cilët janë pjesë e Shoqatës duhet që dikush të mendojë për ato kompani që operojnë dhe për punëtorët që marrin pagë nga veprimtaria e atij biznesi. Për rrugën Kërçovë – Ohër veprojnë tre kompani të brendshme dhe mbi 1.000 të punësuar, dhe dy për rrugën në Shtip – Milladinovci dhe 500 deri në 600 punonjës, tha Serafimovski.
Në pesë gjashtë vitet e fundit, tha ai, ndërtimi është në rritje, kompanitë kanë punë, punohet, jetohet nga ndërtimtaria. Sipas tij, ky trend në rritje duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në diskutim u përfshinë edhe shumë biznesmen, ku paraqitën problemet e tyre dhe pengesat gjatë rrugës së biznesit të tyre. Ata një zëri thanë se duhet të bëhen reforma dhe të ndryshohen rregullativa ligjore, për përmirësimin e hapësirës të biznesit të ndërtimtarisë, si dhe zhvillimin e ekonomisë.
D.Kërluku
Almakos.com