Odat e avokatëve të Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Bosnjë e
Hercegovinës dhe Kosovës, (BRRLN), në Shkup mbajtën takim, në të cilin i shqyrtuan mundësitë për vazhdim të projekteve rajonale mision i të cilëve është kontributi drejt qeverisjes së të drejtës, demokracisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut përmes përforcimit të pavarësisë dhe efikasitetit të
avokaturës dhe odave të avokatëve.
Për kryetar të ri të Rrjetit ballkanik rajonal për qeverisje të së drejtës nga nëntori i vitit 2017 është kryetari i Odës së Avokatëve të RM-së, Nikolla Dodevski.
“Projektet të cilët deri tani u implementuan u treguan si të suksesshëm, por në të ardhmen shpresoj për sukses më të madh. Rrjeti u vendos për shkak të përmirësimit të kapacitetit të Odave përmes avancimit të pavarësisë së profesionit, përmirësim të qasjes deri te ndihma juridike dhe cilësia e
përfaqësimit në lëndët penale, mbrojtja e të drejtave të njeriut”, theksoi Dodevski në takimin që u mbajt këtë fundjavë.
Liza Ruso, eksperte juridike e ABA ROLLI, duke e potencuar rëndësinë e rolit të avokaturës në një shoqëri theksoi se njerëzit të cilët i bëjnë ndryshimet në një shoqëri nuk janë anëtarë të Qeverisë, por avokatët të cilët i avancojnë të drejtat e njeriut.
Duke përdorur analizë komparative për problemet praktike të mbrojtjes në procedurën praktike si bazë, themeluesit e rrjetit BRRLN përcaktuan pesë sfera kyçe ku mund të përmirësohet përfaqësimi i mbrojtjes edhe atë ndihmë juridike dhe ex officio mbrojtje, trajnim dhe arsim, kapacitete të odave, e drejtë penale dhe media dhe ngritje e vetëdijes publike.
Grupi i punës i përbërë nga anëtarë nga secila nga pesë vendet-anëtare të BRRLN-së u formua rreth secilës nga këto sfera esenciale.
Data 20.09.2025
Aktuale
- Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës shpall moskopetencë, çon dosjen e 23-vjeçarit në SPAK
- VLEN: Kur BDI flet për BE, qytetarët kujtojnë Gruevskin dhe Mijallkovin
- Raporti i DASH për vitin 2025: Shqipëria mes 71 vendeve që plotësojnë standardet e transparencës fiskale
- Dauti: Në këto zgjedhje lokale, komunat me 24 këshilltarë shqiptarë më pak
- Mucunski-Spiropali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria synojnë të thellojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe
- Një tragjedi e papritur: Si një baba i dashur la pas një amanet për fëmijët e tij
- A është koha për Albin Kurtin të ndajë pushtetin?
- Ishte duke vrapuar, humb jetën 49-vjeçari në Theth, trupi i pajetë i viktimës transportohet me helikopter