Për ta vazhduar licencën, drejtori i shkarkuar i Klinikës së Neurologjisë Igor Kuzmanovski, duhet të kalojë trajnim tremujor nën udhëheqjen e mentorit e më pas provimin për kontroll të njohurive profesionale. Ky është vendimi i fundit i Odës së Mjekëve.
Komisioni për çështje etike dhe juridike pranë Odës e mori vendimin pasi më herët Kuzmanovski dërgoi kërkesë për vazhdimin e licencës së mjekut, që i kishte skaduar prej 15 marsit.
Kuzmanovski ishte në fokus të opinionit pasi në rrjetet sociale doli një incizim duke përzier material pluhuri, pas çka u shkarkua nga drejtimi i Neurologjisë. Më pas Oda e Mjekëve njoftoi se Kuzmanovski me muaj të tërë ka punuar me licencë të skaduar.


