Kemi paralajmërim se do të dërgohen dokumente për organizimin e mbikëqyrjes së jashtëzakonshme profesionale për tetë pacientë, konfirmoi sot kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivçeva – Stardellova, në deklaratë për mediat.
“Që ta bëjmë këtë, duhet ta mbledhim komisionin për mbikëqyrje profesionale i cili do t’i shohë dokumentet dhe të vlerësojë sipas rregulloreve tona, të cilët tre, minimum, doktorë do t’i thirr që ta kryejnë mbikëqyrjen. Ata duhet të jenë nga sfera nga e cila bëhet mbikëqyrja. Sipas rregulloreve tona, duhet të jenë mjekë të cilët janë të punësuar në institucionet ku bëhet mbikëqyrja inspektuese”, theksoi Grivçeva – Stardellova.
Ajo nënvizoi se Oda e Mjekëve mund të bëjë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në institucione me kërkesë të ISHSSH, ministrit të Shëndetësisë, urdhrit gjyqësor, anëtarëve të familjes ose me kërkesë të pacientit.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në konferencën e djeshme për media informoi se janë dorëzuar tetë raste në Komisionin e Brendshëm, i formuar pas informacioneve për parregullsi të mundshme lidhur me një pjesë të ndërhyrjeve kardiokirurgjike, ndërsa ishte kërkuar edhe mbikëqyrje nga Oda e Mjekëve.
“Para disa javëve, publiku ishte shqetësuar nga informacionet për parregullsi të mundshme që lidhen me disa nga ndërhyrjet kardiokirurgjike të kryera në institucionet shëndetësore. Si Ministri e Shëndetësisë, ne vepruam menjëherë dhe formuam Komisionin e Brendshëm të përbërë nga ekspertë mjekësorë, juristë dhe ekonomistë. Detyra e tij është të përcaktojë faktet dhe të veprojë në bazë të provave mjekësore, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe rregullave të sakta metodologjike. Dosjet mjekësore për tetë raste janë dorëzuar në Komisionin e Brendshëm. Komisioni do t’i përpunojë të gjitha në detaje, me qëllim që të përcaktojë të vërtetën bazuar në faktet mjekësore”, theksoi ministri.
Në pyetjen e gazetarëve, Aliu u përgjigj se nga një institucion shëndetësor janë dorëzuar tetë raste, ndërsa jo nga pacientë.
Ministri paralajmëroi se komisioni sot do të takohet dhe këto dosje do të jenë rastet e para për të cilat do të veprojë.
Aliu paralajmëroi edhe se Ministria e Shëndetësisë do të kërkojë mbikëqyrje të jashtëzakonshme profesionale për rastet e njëjta nga Oda e Mjekëve, shtoi Aliu.