Nga partia opozitare OBRM-PDUKM-ja përmes Dimçe Arsovskit reagojnë për festën që po ndodhë sot në 15 qytetet e Maqedonisë duke thënë se LSDM-ja refuzoi të jetë në krah me popullin e vet dhe e bojkotoi festën që u përurua në 20 vjetorin e pavarësimit të Republikës së Maqedonisë.
Tash LSDM-ja organizon festë me të cilën dëshiron të shënon fshirjen e emrit Republika e Maqedonisë, fshirjen e historisë maqedonase, traditës dhe kulturës që e cila është shenjtë për popullin maqedonas.
Ata thonë se kjo është kulmi i pafytyrësisë të Zoran Zaevit dhe LSDM-së, dhe se kjo është dëshmi se për ata nuk është e shenjtë asgjë që është maqedonase.
Ata reagojnë se prej 4 ditësh ka heshtje totale rreth asaj se kur është shpallur tenderi për festën e Qeverisë nëpër 15 qytetet e Maqedonisë nën moton “Shkojmë përpara, Maqedonia në BE dhe NATO”.
OBRM-PDUKM-ja pyesin se kush është marrë vesh me këngëtarët dhe si është bërë selektimi i tyre, kush i ka organizuar binat dhe kush e bën ndriçimin nëpër 15 qytetet e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedonisë.