Qytetarët kanë bllokuar qarkullimin tek kryqëzimi i Myslym Shyrit dhe kanë bërë thirrje ti bashkohen edhe qytetarët e tjerë. Efektivët kanë mbërritur dhe kanë kërkuar largimin e tyre nga rruga. Situata është shoqëruar me tensione mes tyre.
“O sot, o kurrë, o njerëz bashkohuni”– dëgjohen protestuesit.
“Ju lutem largohuni”, i drejtohen efektivët.
Pas ndërhyrjes së tyre, protestuesit janë larguar nga kryqëzimi dhe qëndruan në trotuar tek Sheshi Rinia, duke zhbllokuar qarkullimin e mjeteve.



