Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një polemike në rrjetet sociale me gazetaren e kronikës së zezë së News24, Klodiana Lala për situatën e përmbytjeve në vend.
Disa ditë më parë, gazetarja Lala ka publikuar një reagim lidhur me statusin e Edi Ramës ne X,ku ky i fundit shprehej se problem per përmbytjet ishte fakti se qytetarët hedhin mbeturinat ne rruge, ç’ka sipas tij sjellin ‘taposjen” e grykave të kanaleve.
“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…”, shkruante Rama në X, duke nxjerr disa foto nga Shkozeti.

Por në reagimin e saj të 7 janarit, Klodiana Lala e ka quajtur Ramën si: “Mbreti lakuriq” dhe sipas saj, “Po te funksiononte inceneratori i Tiranes kete malin me plehra do e kishte djegur…”. Në komentin e saj, Lala shtoi dhe: “(Milionat jane vjedhur e ti ben propagande me ne)”.
Por ditën e sotme, kreu i qeverisë, ka ripublikuar statusin e Klodiana Lalës, teksa shprehet se gazetarja “Komentatori-torja është gazetar-tare të cili-cilës ia hoqa emrin se nuk më intereson asfare polemika personale, po fakti skandaloz që një zëdhënës-nëse e opinionit publik, me një injorancë të ububushme (nuk flas për etikën apo për shqipshkrimin se pastaj i bie të rritet shumë kërkesa) u thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet e qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë, e që me erën e pastaj me ujrat e lumenjve bëhen kapica të jashtëzakonshme e zbresin e bllokojnë rregullisht grykërrjedhjet e kanaleve kullues apo ndotin plazhet e detet… PRA SIPAS TIJ/SAJ HIDHINI PLEHRAT KU TË MUNDENI SE FAJIN E KA INCENERATORI I TR”
Sipas kryeministrit: “Normalisht një gazetar nuk urren, nuk shpif, nuk dizinformon, po lexon, informohet dhe informon, por fatkeqësisht lloji i parë shtohet e shtohet (tamam si prurjet e plastikës) në kanalet e informimit, ndërsa lloji i dytë pakësohet dhe publiku përmbytet përditë nga prurjet e urrejtjes, shpifjes e dizinformimit! Kollaj, të urresh, shpifësh, dizinformosh është kollaj, sepse nuk ka nevojë të lexosh, të mësosh, të kuptosh të vërtetën e të jesh i drejtë dhe i mirëartikuluar, ndërsa e kundërta, uh, e kundërta ka punë e mund të madh!”, shprehet Rama.

Reagimi i plotë i kryeministrit
Komentatori-torja është gazetar-tare të cili-cilës ia hoqa emrin se nuk më intereson asfare polemika personale, po fakti skandaloz që një zëdhënës-nëse e opinionit publik, me një injorancë të ububushme (nuk flas për etikën apo për shqipshkrimin se pastaj i bie të rritet shumë kërkesa) u thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet e qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë, e që me erën e pastaj me ujrat e lumenjve bëhen kapica të jashtëzakonshme e zbresin e bllokojnë rregullisht grykërrjedhjet e kanaleve kullues apo ndotin plazhet e detet… PRA SIPAS TIJ/SAJ HIDHINI PLEHRAT KU TË MUNDENI SE FAJIN E KA INCENERATORI I TR! Normalisht një gazetar nuk urren, nuk shpif, nuk dizinformon, po lexon, informohet dhe informon, por fatkeqësisht lloji i parë shtohet e shtohet (tamam si prurjet e plastikës) në kanalet e informimit, ndërsa lloji i dytë pakësohet dhe publiku përmbytet përditë nga prurjet e urrejtjes, shpifjes e dizinformimit!
Kollaj, të urresh, shpifësh, dizinformosh është kollaj, sepse nuk ka nevojë të lexosh, të mësosh, të kuptosh të vërtetën e të jesh i drejtë dhe i mirëartikuluar, ndërsa e kundërta, uh, e kundërta ka punë e mund të madh!


