Me rastin e 30 vjetorit të Gjenocidit të Srebrenicës, OKH MERHAMET, ka njoftuar se do të organizojë një tribunë shkencore me mysafir dhe personalitete nga Bosnja dhe Hercegovina.
“Prof. Dr. Muamer DŽANANOVIĆ dhe Dr. Jasmin MEDIĆ, autorë të shumë teksteve mbi Gjenocidit e Srebrenicës si dhe mbi krimet serbe që janë bë ndaj popullit të Bosnjës gjatë luftës në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Tematika do të jetë e përbashkët për ti dhënë një koncept dhe parafytyrim edhe dëgjuesit shqiptarë se si ka ndodhur masakra e Srebrenicës, në baza të një kronologjie historike si dhe aspekti i trajtimit ligjorë se si është gjendja momentale deri ku ka arritur drejtësia e këtij gjenocidi deri më tani.
Kjo tribunë do të udhëhiqet nën moderimin e Dr. Muhamed Jashari , i cili poashtu do bëjë prezantimin e shkurtër të disa librave të botuara nga Logos-A, libra të cilët kanë të bëjnë me po të njëjtat tematike që kanë ndodhur këto ngjarje tragjike në Bosnjë dhe Hercegovinë”, thuhet në njoftimin e OKH MERHAMET.
Data 21.02.2026
Aktuale
- Përleshje me armë zjarri në Tetovë
- Nikolloski: Problemi me transportuesit është lart në agjendën në Bruksel, pritet një zgjidhje së shpejti
- Bastisje në Reçicë të Vogël, gjenden armë dhe privohen nga liria dy persona
- Mela pret në takim Konsullin e Nderit të RMV-së në Bursa: Dibra synon bashkëpunim më të thellë me Turqinë
- VIDEO/ Protestuesit hedhin fishekzjarre në drejtim të policisë, forcat e rendit i kundërpërgjigjen me ujë me piper
- Tensione në protestën e opozitës në Shqipëri, hidhen molotovë e fishekzjarrë
- Andonovski: Internet publik falas në 64 komuna
- Perinski: Maqedonia dhe Hungaria po i forcojnë lidhjet në pjesën e zhvillimit rajonal dhe politikave të BE-së



