https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2199943150046525/
Dy nxënës shqiptar të shkollës së mesme të mjekësisë në Shkup sot janë përleshuar në rrugë afër Spitalit të shtetit. Kjo përleshje, për fat të mirë, ka kaluar pa pasoja edhe pse njëri prej nxënësve në dorë ka pasur një thikë. Nxënësi i sulmuar ka arritur të ikë dhe t’i shmanget përleshjes së drejtpërdrejtë, e cila do të mund të kishte pasoja fatale.
Për këtë incident ka dëshmuar një qytetar i Shkupit, i cili i shqetësuar për sigurinë e nxënësve këtë ngjarrje e ka ndarë me miqtë e tij të fejsbukut.
“Ministria e arsimit përfundimisht duhet të hap këtë temë dhe të fillojë të punojë në rritjen e sigurisë së nxënesve dhe mësimdhënësve”, ka shkruar ky prind i shqetësuar në fejsbuk.
Almakos ka kërkuar informacion nga Ministria e Punëve të Brendëshme, e cila po ndjek një praktikë shumë të çudtishme, incidentet e paraportuara në polici ti trajtonë sikur nuk kanë ndodhur, pavarësisht se në to ka mundur të pësojnë nxënësit. Kjo nuk është hera e parë që policia për incidente serioze ku mund të vihet në rrezik jeta e njerëzve të sillet me papërgjegjshëri dhe në mënyrë joprofesionale.
Puna e policisë është të reagojë në mënyrë proaktive, të hetojë edhe rastet e paraportuara, sepse nuk ndërmerr masa, incidentet mund të përsëriten me pasoja fatale, siç ishte rasti i sotëm. Është e paqartë se çfarë denoncimi tjetër pret policia kur incidenti raportohet nga gazetarët dhe media?!
Oblgim i policisë nuk është vetëm të arrëstojnë autorët e krimeve pasi ato të kryer ndonjë krim, por duhet të veprojë në mënyrë preventive dhe të parandalojë krimet.
“Rastin të tillë për të cilin keni kërkuar detaje nuk kemi. Që nga mëngjesi deri tani ende askush nuk ka denoncuar asgjë, nëse gjatë ditës do të ketë denoncim do të ju informojmë’’, thonë nga policia.
Pas vizitës së ekipit të Almakos në shkollën Pançe Karagjozov, përgjegjësja këmbëngul se nuk ka ndodhur një incident i tillë. Megjithatë, këtë deklaratë të përgjegjëses e ka përgënjeshtruar sigurimi i shkolles. Ata kanë regjistruar përleshjen në kamerat e sigurisë, por thonë se ai ka kaluar pa lëndime serioze.
A do të thotë kjo se derisa nuk vritet ndonjë fëmijë, policia dhe drejtuesit e kësaj shkolle nuk do të ndërmarrin asnjë veprim për të identifikuar nxënësin e shkollës, i cili sot me thikë ka sulmuar një nxënës tjetër?!
Arbnora Memeti
Almakos