Nxënësit në Maqedoni nuk janë të përfshirë në marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me shkollën ku ato ndjekin mësimet, e rrjedhimisht që kanë të bëjnë me ata vetë. Zëri i tyre nuk dëgjohet, andaj edhe ky realitet supozohet të ndryshohet para përfundimit të këtij viti.
Kjo mendohet të bëhet përmes miratimit të propozim ndryshimeve në ligjin për arsim, i cili do të bëjë që nxënësit të mund të kenë përfaqësues në bordin e shkollës, detyra e të cilit do të jetë të shpalosë dhe mbrojë interesin e nAxënësve të asaj shkolle, shkruan Almakos.
Zoran Ilieski, drejtor ekzekutiv Ii koalicionit, SEGA, MOF dhe MEGJASHI, tha në organizimin e sotëm ( e mërkurë)se përmes procesit, pjesë e të cilit janë edhe pikat e lart përmendura, por jo vetëm, synohet që të bëhet një zgjidhje afatgjatë që do të sigurojë respektimin e kërkesave të nxënësve dhe do të bëjë që zëri i tyre të dëgjohet nga drejtuesit e shkollës, prindërit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
”Ky tekst për synim ka që të garantojë pjesëmarrjen e nxënësve në vendimmarrje në shkolla. Fakt është se nxënësit në Maqedoni pothuajse aspak nuk marrin pjesë në sjelljen e vendimeve që janë të rëndësishme për jetën e tyre në shkollë dhe ai proces ndikon në shfaqjen e ndjenjës së pakënaqësisë tek ata. Përmes këtij procesi duam që të kemi zgjidhje afatgjatë të pjesëmarrjes së nxënësve në marrjen e vendimeve në shkolla. Zëri i tyre të dëgjohet, për pyetje që janë të rëndësishme për jetën e tyre shkollore. Propozimi ynë përfshin edhe formimin e këshillit të nxënësve që do të përfaqësojnë interesat e të gjithë nxënësve në shkollë.”- tha Zoran Ilieski, drejtor ekzekutiv i koalicionit.
Këto ndryshime, siç tha Ilieski, duke marrë parasysh bashkëpunimin me MASH dhe bisedimet më deputetët, pritet të bëhen para përfundimit të këtij vitit.
Nxënësit duhet të kenë të drejtë të thonë “ Na falni, duam banja më të pastra”, apo “ Na falni, ky profesor nuk na kushton vëmendje të mjaftueshme”. Sipas Dona Kosturanova nga MOF është me rëndësi dhe ajo që synojnë të bëjmë është që nxënësit të marrin pjesë në mbledhjet e bordit dhe të mund të shpalosin sugjerimet apo kërkesat e tyre para drejtorëve, mësuesve dhe prindërve, tha.
“ Të gjithë e dimë se edhe nëse në ndonjë shkollë të mesëm ka organizata, ata shpesh nuk merren në konsideratë, nuk kanë fuqi për të bërë ndryshim. Shpesh vet profesorë insistojnë apo vendosin se cilët nxënës do t’i përfaqësojnë të tjerët. Për fat të keq rezulton se vet prindërit kanë më shumë të drejtë vendimmarrje në shkolla se sa fëmijët e tyre, të cilët ç ditë e kalojnë aty. Këto propozim ndryshime pothuajse i përgatisim që dy vite, andaj duam ato të jenë ndryshimi. Duam që Maqedonia të ndjek hapat Evropian , ku nxënësi të mund të thotë se për çfarë ka nevojë, ndërsa institucionet të kenë kanale dhe dëshirë të dëgjojnë nevojat, kërkesat dhe propozimet e nxënësve. Me këtë model për herë të parë do të garantohet , se çdo shkollë do të ketë bashkësi të shkollës së mesme. Çdo nxënës do të ketë të drejtë, d të dijë si rrjedh procesi I zgjedhjes dhe do të mund të kandidojë që të zgjidhet për të përfaqësuar nxënësit e tij. Për herë të parë do t’u mundësohej nxënësve që të marrin pjesë në bordin e shkollës para të cilëve, pra drejtorëve, mësuesve dhe prindërve të thotë qëndrimet e tyre. Ky do të jetë hap i madh drejt respektimit të të drejtave të nxënësve në Maqedoni dhe nuk dyshojmë se nxënësit do të kenë kapacitet të tregojnë se çfarë u pëlqen dhe çfarë jo”- tha Dona Kosturanova nga MOF.
Kosturanova, i ftoi , të gjithë prindërit, nxënësit dhe mësuesit që të kyçen në këtë iniciativë.
Si përfundim ajo tha se disa nga problemet themelore që shqetësojnë nxënësit janë, infrastruktura në shkolla, higjiena, mungesa e ngrohjes në dimër etj.
Banka Botërore tregon se Maqedonia më së shumti investon në arsim , por ka rezultate më të dobëta. Në testimet ndërkombëtare të bëra vjet pas një kohë të gjatë, radhiteshim nga fundi në matematikë, lexim.
Evi Shkopi
Almakos.com