21 March
Inspektorati shtetëror i Arsimit ende nuk ka miratuar asnjë vendim nëse do sanksionojë drejtuesit e disa shkollave, nxënësit e të cilave ditëve të kaluara braktisën mësimin për të marrë në protesta kundër “Platformës Shqiptare”. Ministria e Arsimit vazhdon të arsyetohet se ende nuk janë përgatitur raportet e Inspektorëve.
Inspektorët ende janë duke e përgatitur raportin përfundimtar. Ende po punohet në grumbullimin e të dhënave, pritet që gjatë dy ditëve të ardhshme të merret vendimi I konstatuar – thanë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Ish ministri i Arsimit Nenad Novkovski thotë se mos sanksionimi i drejtuesve të këtyre shkollave, tregon se Inspektorati nuk vepron për të mbrojtur interesin e nxënësve.
Kjo tregon se Inspektorati shtetëror i Arsimit nuk është në funksion dhe nuk i plotëson detyrat e veta. Këto janë çështje që zgjidhen shpejtë dhe duhet të sanksionohen. Inspektorati kanë mekanizma të mjaftueshëm që të ndikojnë direkt, edhe Inspektorati edhe ministri mund menjëherë të ndikojnë kur rrënohet procesi mësimor – deklaroi Nenad Novkovski, ish ministër i Arsimit.
Edhe sot nxënësit e shkollave të mesme nga gjithë vendi përmes rrjeteve sociale janë organizuar dhe janë mblidhur para selisë së Qeverisë për të protestuar dhe për t’i përcjellë mesazhet e tyre komisionarit Han.
Novkovski, sqaron se në kuadër të programit të ministrisë së Arsimit ata sot duhej të ishin angazhuar me aktivitete ekologjike, në shënim të ditës së pranverës.
Në një video të publikuar javën e kaluar shihej drejtori I gjimnazit të Prilepit duke i mbajtur fjalime nacionaliste nxënësve dhe duke I stimuluar për të dalë në protesta. Deri tani nuk janë marrë masa për të parandaluar protestat e politizuara të nxënësve.
Vjollca Aliti

