Nxënësit e klasës së katërt, paralelet në gjuhën maqedonase, pranë Shkollës Fillore Komunale “Goce Dellçev” – Gostivar, të shoqëruar nga mësueset e tyre, ishin sot për vizitë në Komunën e Gostivarit, për tu njoftuar me mënyrën e funksionimit të pushtetit lokal. Gjatë vizitës ata takuan kryetarin e komunës Arben Taravari dhe bashkëpunëtorët e tij si dhe vizituan ambientet ku i kryejnë detyrat administratorët komunalë.Kryetari i komunës Arben Taravari dhe pjesëtarët e kabinetit të tij, i njoftuan nxënësit me mënyrën e funksionimit të vetëqeverisjes lokale me një gjuhë të kuptueshme për moshën e tyre, duke u dëshiruar atyre që kur të rriten edhe ata të bëhen pjesë e administratës komunale, të marrin poste udhëheqëse dhe dikush të bëhet edhe kryetar komune. Gjatë vizitës, nxënësit e SHF “Goce Dellçev” bashkëbiseduan me kryetarin Taravari dhe i parashtruan atij pyetje të shumta./TV KOHA/
Data 24.02.2025
Aktuale
- Rikthim tek goli, Asani realizon në kampionat me Gwangju
- LD: LSDM dëshmon se nuk mund të funksionojë pa sulmuar mbi baza etnike
- Livia doli nga shtëpia, Mevlani “zhduk” të gjitha postimet me të dashurën!
- Fitoi zgjedhjet, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë: Jam i sigurt se deri për Pashkë do ta kemi formuar qeverinë
- Mickoski uron fitoren e CDU-së në Gjermani
- Zgjedhjet në Gjermani, Berisha: Fitorja e CDU/CSU, lajm i rëndësishëm për PD dhe Shqipërinë
- Mickoski uron fitoren e CDU-së në Gjermani: Evropa kërkon ndryshime
- Bujar Osmani me thirrje për banorët e Çairit: T’i thuhet mjaft padrejtësive, çdo banor ka rëndësi!