Jetë në mes të dy kufijve. Fëmijët e lagjes Bardhi të Bllacës edhe këtë vit shkollor po e përmbyllin me probleme të shumta. Nxënësit mësimet edhe sivjet i ndjekin në Elez Han. Ata çdo ditë e kalojnë kufirin për t’u shkolluar në Kosovë edhe pse janë shtetas të Maqedonisë.
Vështirësi e parë këtu është shkolla, kjo na mundon me kohë. Vendi është dhanë është një person që e ka nda një pjesë të tokës, por problem është komuna e cila po e zvarrit këtë punë, nuk ka bërë asnjë hap sa i përket lagjes Bardh qe sa vite që është kryetar komune -u shpreh Daut Bardhi, banor i lagjes Bardh.
Nxënësit edhe pse çdo ditë udhëtojnë për në Kosovë, dëshira për të pasur një shkollë në lagjen e tyre asnjëherë nuk është shuar.
A lodhesh duke shkuar në shkollë Lorik?
Po ne duhet të ndërtojmë një shkollë këtu në Bardh se lodhemi çdo ditë në këmbë shkojmë. Shkojmë në këmbë.
A ke dëshirë me pas një shkollë këtu në Bardh?
Shumë kam qejf sepse nuk do të lodhemi për të shkuar”.
“Ndonjëherë shkojmë me veturë por më shumë në këmbë. Temperaturat janë shumë të larta ne djersitemi lodhemi shumë. A ki dëshirë me pas shkollë këtu në Bardh?Kam dëshirë me pas shkollë këtu se duke shkuar në Elez Han lodhemi shumë, djersitemi nuk mundemi të ecim duhet të pushojmë, a këtu në Bardh ma lehtë do të ishte shkojmë në këmbë edhe mësojmë këtu. Rrugës për në shkollë bisedojmë më shokë për shkollën se si duhet me ndërtua këtu në Bardh”.
Problem me kalimin kufitar po e ndjejnë për më shumë se 25 vite edhe banorët e Llojanit të cilët për të vizituar të afërmit e tyre andej kufirit duhet të udhëtojnë më shumë se 50 kilometra. Iu është premtuar shumë por gjithçka ka mbetur vetëm premtim.
Hapja e kufirit pasi që ka ekzistuar me shekuj më parë është e domosdoshme që të ngjallet dhe ta kthejmë komunikimin e mëparshëm, ajo është një ringjallje e popullatës edhe e jona edhe e Miratocës edhe e Vaksincës donë të thotë janë këto gjëra shumë pozitive ,ne që 27 vite presim të hapet , na kanë thënë që do të hapet por e gjitha ajo ka shkuar në haresë. Un kam dëshirë që për së gjalli tim të bëhet – tha Vaxhid Iljazi, banor i Llojanit.
Ndërkohë po në komunën e Likovës në përfundim e sipër është edhe rruga Bellanoc- Stanciq rrugë kjo që lidh Maqedoninë me Kosovën. Edhe pse në fillim u premtua se për një afat shumë të shkurtër kohor kjo rrugë do të jetë e kalueshme për qytetarët një gjë e tillë nuk ndodhi ndërsa afatet vazhdimisht vazhdohen.
Alsat-M