Në prag të Vitit të Ri, nxënës të SHMEK “Gostivari” dhe SHMK “Gostivari” në kuadër të projektit “Arsim Paqësor” të cilin dy shkollat e realizojnë në bashkëpunim me Ambasadën e parë të fëmijëve “Megjashi”, vizituan sot kabinetin e kryetarit Arben Taravari. Ata kishin për qëllim që Kryetarit Taravari t’ia dorëzojnë urimet e Vitit të Ri donacion i Ambasadës së Fëmijëve “Megjashi”, ku krahas dëshirave të bukura prej tij në vitin e ri, kërkuan stacion matës të cilësisë së ajrit, më shumë manifestime kulturore, qendër sporitve-rekreative dhe aktivitete të tjera, dhe mbi të gjitha nxënësit e gjimnazit dhe të shkollës ekonomike, dëshiruan paqe për të gjithë qytetarët. Në mungesë të kryetarit për shkak të obligimeve zyrtare, nxënësit i pranuan Seadin Ejupin- shef i kabinetit të kryetarit dhe Jasin Demiri – Shef i protokollit dhe PR-it, të cilët i befasuan këndshëm nxënësit duke përshkuar gjithë kabinetin dhe duke prezantuar punën e nëpunësve komunalë. Pasi që nxënësit ua dorëzuan urimet, pranuan dhurata nga kabineti i kryetarit të komunës, me ç’rast shprehën falënderim të thellë për të gjithë të punësuarit dhe për kryetarin e komunës, Arben Taravari.
Data 13.04.2026
Aktuale
- LSDM: Regjimet autokratike po bien, rajoni i përket Evropës, jo Rusisë
- Ky është viktima që humbi jetën në vetaksident
- Trump konfirmon bllokimin e porteve iraniane!
- VIDEO/ Fitorja historike e Peter Magyar në Hungari, kërcimi “i çmendur” i ministrit të ardhshëm të Shëndetësisë bëhet viral
- Ndalohet nga policia një grua në Tetovë, ja çfarë ka bërë
- MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge në Shkup: Po merren masa për zbardhjen e rastit
- Grabiten stolitë e një gruaje 74-vjeçare, ndalohen dy persona nga Shkupi
- Pavarësia e gjyqësorit në Serbi nën presion të vazhdueshëm

