Me rastin e Ditës Botërore të Paqes, kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, së bashku me nxënës të disa shkollave fillore nga bashkësitë e ndryshme etnike, mbollën fidane të reja në oborrin e komunës.
Kryetari Stefkovski ka njoftuar për këtë ngjarje në faqen e tij zyrtare në Facebook ku ka shkruar:
Ne festuam ditën botërore të paqes.
Së bashku me nxënësit e shkollave fillore komunale Grigor Prliçev dhe 25 Maji, të cilët janë nga bashkësi të ndryshme etnike, shënuam ditën botërore të paqes me mbjelljen e fidanëve në oborrin e komunës.
I porosita fëmijët se paqja e lëviz botën përpara dhe diversiteti ynë etnik duhet të jetë një sfidë për të bërë miq dhe për të ndërtuar miqësi.
Ky aktivitet është në kuadër të planit të veprimit për aktivitetet që kemi përgatitur sipas konkluzioneve të mbledhjes së djeshme të Këshillit të Parandalimit”, ka shkruar Stefkovski.