Për sa i përket vendosjes së kuadrit të BDI-së në krye të MPB-së analisti Azbi Nuredini në emisionin “InBox Debativ” të LajmTv thotë se është tragjedi e vërtet të shpresosh se do ndodhë ndonjë gjë në të mirë të shqiptarëve vetëm se Agim Nuhiu është bërë ministër i policisë, dhe thotë se ky ishte po ky Agim Nuhiu i cili përderisa ishte zëvendës po në këtë dikaster nuk mundi të zbuloi 18 muaj se kush i maltreton të burgosurit e Kumanovës.
“Është tragjedi të mendohet se ke një ministër të policisë i cili deri dje ka qenë zëvendësministër dhe për 18 muaj nuk arriti ta zbuloj rastin se kush i malltreton të burgosurit në rastin e Kumanovës, të burgosurit të ciliët e kanë të cilë me ligj e kushtetutë e kanë të garantuar lirinë dhe sigurinë brenda. E si do presim nga ai ministër, edhe pse nuk e njoh personalisht, por i njoh veprimet e atij dhe si un të besoj se aj mund të më sjell siguri në vend dhe si do besoj që ai mund të udhëheq sistemin e shtetit”, theksoi Azbi Nuredini në emisionin InBox Debativ i cili transmetohet në LajmTv.
https://www.facebook.com/rubique/videos/10209636610724596/