01 March
Numri i të prekurve nga diabeti po merr dimensione epidemike, paralajmërojnë ekspertët. Sipas të dhënave të akademikut Zhan Mitrev, madje 70% e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare që ai i ka trajtuar, kanë pasur sëmundje të diabetit. Për shkak të diagnozave jo përkatëse paraprake dhe trajtim të personave me diabet, ata kanë pësuar komplikime serioze të cilat më të rrezikshme janë ato të zemrës, thotë Mitrev.
Diabeti paraqet sëmundje të hatashme pasi shkatërron organizmin me plotë kuptimin e fjalës, ka komplikime të diabetit që paraqiten në tërë trupin, humbje të shikimit, humbje të funksionit të veshkave, humbjen e imunitetit, infeksione të ndryshme por ajo që është kryesore dhe prej të cilës më shumë persona vdesin janë sëmundjet kardiovaskulare – deklaroi Zhan Mitrev, drejtor i spitalit Filipi i Dytë.
Vlerësohet se gjatë vitit rreth 20 mijë persona në vend vdesin si pasojë e komplikimeve të diabetit. Si shkak kryesor për paraqitjen e diabetit është të ushqyerit jo përkatës dhe faktori gjenetik. Sipas të dhënave të spitalit Filipi i Dytë që shënon jubileun e 17, deri më tani numri i personave me diabet që i kanë shëruar nga sëmundjet kardiovaskulare, është dyfishuar. Gjatë funksionimit të deritanishëm të këtij spitali janë realizuar rreth 19 mijë operacione të zemrës.