Përfaqësimi i shqiptarëve nëpër gjykatat e vendit akoma mbetet i vogël, shkruan ZYRTARE.net. Sipas të dhënave statistikore në gjykata shqiptarët për momentin janë të përfaqësuar me 17 % , dhe kjo përqindje është duke u zvogluar.
Ne gjeneratën e 7 të Akademisë për gjykatës dhe prokuror gjatë pranimit të kandidatëve është respektuar kuota e paraparë 25% , ku nga gjithsej 60 kandidat 15 kanë qenë shqiptar. Mirëpo gjatë përcaktimit të kandidatëve 50% për gjykates dhe 50 % prokuror nuk është marrë parasysh principi kushtetues për përfaqesim të barabartë të shqiptarëve nëpër institucione, respektivisht nga gjithsej 15 kandidat vetëm 2 janë të përcaktuar për gjykatës, kurse 13 për prokuror, përcjell zyrtare.net
Me mos respektimin e përfaqsimit të drejtë të shqiptarëve respektivisht me këtë numër të përcaktuar vetëm 2 kandidat për gjykates shqiptar përfaqsimi nga 17% nuk do të shkoje në rritje por do të bie edhe më tej./ZYRTARE.net/