Numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 4.3% në mars të vitit 2025 krahasuar me marsin е vitit 2024, thonë nga Enti Shtetëror i Statistikave. Indeksi i numrit të të punësuarve në mars të vitit 2025, krahasuar me marsin e vitit 2024, është 95.7, transmeton SHENJA.
Shikuar sipas sektoreve numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit mars të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtën të vitit paraprak, shënon rënie për 2.1 % në sektorin Industria përpunuese përj 4.5 %, dhe në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 1.8 %.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit mars të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 2.8 % te Prodhimet kapitale për 7.3 %, Produktet intermediare, përveç energjisë për 0.5 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 6.1 %, ndërsa rritje vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 13.4 %.
Indeksi i numrit të të punësuarve në industri në periudhën janar – mars të vitit 2025 krahasuar me periudhën janar – mars të vitit 2024, është 96.1.